Administrator për ambjente të përbashkëta

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Administrator për ambjente të përbashkëta
Kategoria Area Coordinator
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

S&D është pjesë e grupit të shoqërisë  AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin: "Administrator për ambjente të përbashkëta".

Personi përgjegjës është garanti i standarteve dhe mirëmbajtjes së pronës, furnizimit me energji dhe ujë, si dhe planifikon, zhvillon dhe menaxhon çdo projekt që është i bazuar në ndërtim dhe në menaxhimin e bashkëpronësisë. Siguron  që këto projekte të zbatohën sipas standarteve teknike. Gjithashtu siguron që materialet në përdorim janë të sigurta dhe që metodat që përdor në punime janë ato të duhurat.

Informon punonjësit që ka nën mbikqyrje me informacionet përkatëse mbi strukturën e punës.  Zgjidh  probleme të punës me pergjegjësi të lartë. Kryen  vëzhgime të rregullta në objektin e e tij të punës.

Kërkesat e profilit

KERKESA & PREFERENCA

Të ketë njohuri bazë të paketës office.

Të ketë çertifikatën e administratorit të lëshuar nga Bashkia e Tiranës.

Të ketë eksperienca të mëparshme në organizimin dhe drejtimin e proceve të ndryshme të punës.

Të jetë mbi 40 vjec.

Tjetër (Opsionale)

MBIKQYRJA DHE MIRËMBAJTJA E PRONËS;

Inspekton dhe dokumenton gjëndjen e objekteve (ndriçim rrugor, ndriçim objektesh,furnizim me ujë, fasada) plotësimi I formularëve të kontrollit dhe ndërrmarrja e veprimeve për eleminimin e problematikave të evidentuara
Plotëson formularët të kontrollit dhe ndërmerr veprimet për eleminimin e problematikave të evidentuara
Kontroll I gjëndjes së apartementeve, dhe ambjenteve të lira për kontrollin e gjëndjes së tyre fizike(plotësimi I formularëve përkatës)
Monitorimi I gjëndjes së ujit dhe realizimit te pastrimit të depozitave
Kontroll i kryerjes së detyrave nga kompania e sigurisë.
Planifikimi dhe supervizimi i punës (raportet përkatëse).
Inspektimi i njësive të banimit, realizimi i riparimeve të nevojshme (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve te mbrojtjes nga zjarri (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
Mbikqyrja dhe mirëmbajtja e fasadave (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre(plotësimi i formularëve përkatës në mënyre periodike).
Mirëmbajtja dhe riparimi i ambjenteve të brendshme të ndërtimit (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
Inspektimi dhe mirëmbajtja e garazheve (plotësimi i formularëve përkatës në mënyrë periodike)
Inspektimi dhe mirëmbajtja e kunetave dhe kanalizimeve (plotësimi i formularëve përkatës në mënyre periodike

 

MENAXHIMI FINANCIAR;

Leximi i sahateve të ujit dhe energjisë në të gjitha pikat dalë.
Shpërndarja e faturave të administrimit energjisë dhe ujit.
Menaxhon dhe mban nën kontroll shlyerjen e debive duke mbledhur detyrimet kondominiale.
Nëpërmjet cilësisë së shërbimeve kondominiale , bëhet garant të ofrojë për klientet rezident shërbime extra sipas kërkesës së klienteve. (mirëmbajtje-gjëlberim) përkudrejt faturimit dhe likujdimit nga klientë.

MARREDHENIA ME REZIDENTET_DHE PUSHTETIN VENDOR ;

Kontakton me banorët sa herë janë prezent për problematikat të evidentuara dhe pretenduara prej tyre si difekte të investitorit në ndërtim.
Siguron riparimin e tyre nga stafi kundrejt faturave dhe situacioneve të miratuara më parë.
Mirëmban marrëdheniet me institucionet lokale.
Ndjekja e të gjitha problemeve me institucionet vendore si përfaqesues i kompanisë. 

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre ne adresën e emailit: hr@agikons.com.

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.