Manaxher Shitjesh

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Manaxher Shitjesh
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.

Ne jemi në kërkim të: Menaxher Shitjesh.

Qëllimi i Pozicionit:

Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për

të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanise në negociata.

Kërkesat e profilit

Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.
Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
Të njohë shumë mirë anglishten.
Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
Të jetë i/e besueshëm.
Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.

Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të Shitjeve të projekteve të kompanisë.
Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e Marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.

Tjetër (Opsionale)

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 40 52 085 / 068 40 16 639 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". 
*Agikons ofron një paketë të kënaqshme benefitesh.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë