Menaxher Projekti

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Menaxher Projekti
Kategoria Ndërtim
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. 
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në departamentin e Menaxhimit në pozicionin: Menaxher Projekti  

Përshkrim i përgjithshëm: Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

 

Kërkesat e profilit

Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, etj.
Preferohen kandidatë me diplome master në Menaxhim.
Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.
Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office''.

Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.

Tjetër (Opsionale)

Nga e Hena - Shtunë, ora 08:30 - 17:00 (30 min pushim dreke). 

Puna e nderthur ne Zyra + Terren. 

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: Hr@agikons.com