Inxhinier Mekanik_Projekti "Teatri Kombetar Tiranë"

Rreth nesh

''Agikons'' sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice. Agikons vlërëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale. Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës .

Titulli i postimit * Inxhinier Mekanik_Projekti "Teatri Kombetar Tiranë"
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin : Inxhinier Mekanik ne Projektin e "Teatrit Kombetar" , Tiranë

Përshkrim i Përgjithshëm:
Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për kordinimin dhe zbatimin e projekteve mekanike sipas pocedurave te kompanise.

Kërkesat e profilit

Kualifikimet;

• Të jetë diplomuar prane Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitikë.
• Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimumi 3 vjet.
• Të zotërojë Paketën Office dhe Autocad.
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe menaxheriale.

Tjetër (Opsionale)

Detyrat;
• Përgatit, koordinon dhe kontrollon gjithë dokumentacionin e duhur teknik sipas fazave të zbatimit të projektit;
• Rishikon koston e punimeve mekanike (hidraulike) dhe propozon zgjidhje teknike të favorshme për zbatimin e projektit;
• Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit mekanik të nën kontraktorëve për t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
• Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
• Planifikon, interpreton, zbaton dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
• Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës.
• Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
• Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes së mjedisit;
• Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
• Hartimin e dokumentacioneve te nevojshme pergjate dhe ne mbyllje te projektit;
• Aftesi te mira ne kordinimin dhe integrimi nepermjet inxhinierit drejtues te objektit te te gjithe sistemeve qe implementohen ne objekt , perpara dhe pergjate zbatimit .
 

Menyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane