Recepsionist/e (Turni i Trete)

Art & Tourism Development Group
Rreth nesh

ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë.

Titulli i postimit * Recepsionist/e (Turni i Trete)
Kategoria Hoteleri/Turizëm
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Receptionist/e (Turni i Trete)

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Arka Hotel. Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;

Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat;
Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t'u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar;
Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
Janë fleksibel në bazë të nevojave të hotelt;

Kërkesat e profilit

Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
Të jenë të paraqitshëm;
Të njohin paketën Microsoft Office;
CV-të të shoqërohen me foto;
Të jenë korrektë;

Tjetër (Opsionale)

Ofrohet:

Pagesë konkuruese

Transport