Specialist/e Social Media

Rreth nesh

Scan SHA është kompani aksionere e themeluar qe ne 2009 dhe ka nën pronësi kanalin televiziv Scan TV, i cili është i specializuar në raportimin ekonomik dhe financiar. Scan TV është e vetmja media e fokusuar plotësisht në lajmet e biznesit, ekonomisë dhe financave. Televizioni Scan TV ka si mision të informojë në kohë reale audiencën në të gjitha trevat shqipfolëse duke përfaqësuar zërin e biznesit dhe të konsumatorit. Scan TV vijon të jetë një burim i besueshëm informacioni për shikuesit dhe për mediat e tjera që nuk janë të fokusuara apo specializuara në trajtimin e temave dhe lajmeve ekonomike e financiare. Lajmet, kronikat, specialet, analizat, debatet, programet informuese janë busulla juaj mbi ekonominë dhe financat. Programet e SCAN TV: START SCAN LIVE SCAN INTEL INSIDER DOSJA E SCAN MARKETS PARFUME EKOPULS BOX TO BOX EKONOMIA 3D Departamenti i Burimeve Njerëzore kërkon vazhdimisht kandidatë potencial me dhe pa eksperiencë për t’iu bashkuar skuadrës tonë. Scan, Ekonomia në ekranin tuaj! hr@scantv.al

Titulli i postimit * Specialist/e Social Media
Kategoria Editoriale/Gazetari
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Pozicioni:                          Specialist/e Social Media

Departamenti:               Departamenti i Informacionit

Raporton tek:                 Drejtori i Informacionit

Kompania:                       Televizioni Scan Sha

 

PERGJEGJESITE:

  • Zhvillon, zbaton dhe menaxhon strategji mbi rrjetet sociale,
  • Krijon ndërgjegjësim për njohjen e markës,
  • Identifikon trendet dhe i përdor ato për të nxitur angazhimin e audiences,
  • Përditësohet me të rejat e fundit mbi rrjetet sociale,
  • Krijon postime, foto, video, story,
  • Koordinohet me departamentin e Marketingut dhe Informacionit në lidhje me postimet,
  • Përdor mjete analitike si Google Analytics, Business Manager dhe Ads për të monitoruar performancën,
  • Jep sugjerime mbi strategji për të përmirësuar trafikun,
  • Monitoron dhe optimizon SEO dhe angazhimin e audiences,
  • Rrit ndjeshëm audiencën dhe angazhimin,
  • Harton raporte dhe statistika.

Kërkesat e profilit

  • Diplomë Bachelor/Master në fushen Gazetari, Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim apo fusha te ngjashme,
  • Eksperience ne media apo ne menaxhimin e rrjeteve sociale do bente avantazh,
  • Njohuri në përdorimin e rrjeteve sociale, si: Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter,
  • Njohuri të Adobe Creative Suite (Photoshop/Premiere), Canva, Illustrator,
  • Njohuri në optimizimin e SEO,
  • Njohuri shume te mira analitike, organizuese dhe shkrimi,
  • E/I orientuar ndaj detajeve,
  • Aftësi shume te mira komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftesi shume te mira per te punuar në ekip.

 

Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre ne adresen:

 

hr@scantv.al

 

Ju urojme suksese!

 

Departamenti i BNJ

Televizioni SCAN SHA

Cel: +355 69 40 200 38